Haradinaj-Hotit: Nuk kemi çka lypim ne Bruksel pa na i hjekë vizat

Daut Haradinaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kërkesa e tyre si partner i koalicionit është tepër e qartë se dialogu me Serbinë nuk bën të rrëshqasë në nivel teknik sepse “dialogu teknik e favorizon Serbinë”.

Haradinaj tha se asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kanë, por është kërkese eksplicite që SHBA-të të jenë prezentë në tavolinën e dialogut.

“BE tash e 10 vite e ka mashtru Kosovën për liberalizim me dhjetëra herë. Nuk kemi çka me lyp në Bruksel pa i hjekë vizat. Duhet me qenë një kusht në tavolinë dhe me bo me dije nuk kemi çka me lyp në Bruksel sepse e keni mashtru Kosovën me dhjetëra here”, tha ai.

Haradinaj shtoi se Hoti duhet ta trajtojë seriozisht partnerin e koalicionit AAK-në.

“Kryeministri Hoti duhet me trajtu seriozisht partnerin e koalicionit sidomos përfaqësuesin e Aleancës në dialog, z. Selim Selimi dhe të jetë prezent në tavolinat ku diskutohet për Kosovë”, tha Haradinaj.