Ramush Haradinaj - Arkiv - FOTO KALLXO

Haradinaj: Heqja e taksës, dorëzim para Serbisë (VIDEO)

Kryeministri në detyrë Ramush Hardinaj ka adresuar akuza të ashpra ndaj përkrahësve të heqjes së taksës ndaj Serbisë.  Në emisionin ‘Argument Plus’ në TV21, Haradinaj tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e taksës: ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë.

“Nëse na njeh Serbia është tjetër punë, atëherë bijnë këto argumente që po i them unë. Shqiptari, kushdoqoftë ai, që flet keq për taksën, ose e ka fatin politik në një mënyrë a tjetër të lidhur me Serbinë, ose po e han paren e Serbisë”, tha Haradinaj.

“Heqja e taksës është dorëzim ndaj Serbisë për kthim në dialog. Është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha ai.