Haradinaj: Hapni sallat, nuk janë më të mëdha se salla e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj kërkoi nga Qeveria që të fokusohet në sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit.

“Të fokusoheni tek sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta jo me origjinë të dyshimtë dhe pa vonesë. Mos humbni kohë ju lutem. Njëkohësisht deri në sigurim të vaksinave bëni kujdes që të siguroni medikamentet falas për pacientët me COVID ju e dini koston për çdo pacient”, tha ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj kërkoi që të mos ndërprehen projektet e komunave pasi që do të shkaktohet krizë ekonomike.

“Hapni gastronominë, lejoni sallat e mëdha, çdo sallë edhe ajo e dasmave nuk është më e madhe se kjo (salla e Kuvendit) këtu hynë më shumë njerëz se në këtë sallë hapni sallat po me masa mbrojtëse, jekne orën policore ora policore ju vështirëson jetën njerëzve, shumica prej këtyre masave nuk kanë kosto”, kërkoi tutje Haradinaj.

Ai poashtu kërkoi që të vazhdohet sigurimi i pakove financiare aq sa të zgjatë pandemia për të prekurit nga kriza ekonomike. Deputeti gjithashtu kërkoi që të ndalohet menjëherë presioni ndaj bizneseve dhe sipas tij gjoba ndaj qytetarëve nuk është praktika e duhur në këtë kohë të vështirë ekonomike.

“Mos lejoni zbritjen e pagave pensioneve apo siç vepruat së fundmi edhe zbritjen e shtesave për pensionistët dhe profesionist tjerë. Pandemi po vazhdon shtesat duhet të vazhdohen”, potencoi ai  tutje.