Ramush Haradinaj

Haradinaj, fton qytetarët të votojnë: Na presin shumë sfida

Kandidati për president ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka votuar në shkollën Ali Sokoli në Prishtinë.

Haradinaj, tha se e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim.

“I lus qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e vet të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë”, tha Haradinaj.

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.