Haradinaj fton ministrin e Mbrojtjes t’i ofrojë ndihmë Kroacisë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, që t’i ofrojë ndihmë shtetit kroat pas tërmetit të sotëm.

Haradinaj ka shkruar se ndihma mund t’i ofrohet Kroacisë përmes forcave emergjente në kuadër të FSK-së.

“E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së.Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tone”, ka shkruar Haradinaj.

Në anën tjetër, kryebashkiaku i Glinës, Stjepan Kostanjeviq, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror se trupat e katër personave të vrarë në tërmet, janë nxjerrë nga rrënojat në këtë qytet.

Tërmeti është ndjerë pas orës 12:00 në kryeqytetin kroat, Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Serbi.

VIDEO: Pesë të vdekur nga tërmeti në Kroaci