Haradinaj flet rreth deklaratës së Fitore Pacollit për nënën e tij

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Fitore Pacollit, duke thënë se nuk beson që Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare, e aq më pak nënën e tij.

“Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri. Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook’.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në një studio televizive, deklaroi se nëna e Ramush Haradinajt është shëruar jashtë vendit. Kjo deklarata ngjalli reagime, përfshirë edhe nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.