Haradinaj flet për takimin me partnerët e koalicionit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka folur shumë pas takimit me partnerët e koalicionit qeverisës.

Haradinaj para mediave tha se ky takim ka qenë për çështje të dialogut dhe gjëra të tjera.

“E kam ftuar në këtë takim kryeministrin Hoti, Mustaf adhe Limaj dhe i kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, ka thënë ai.

I pyetur nëse koalicioni është stabil, ai nuk u përgjigj por vetëm tha se ‘po më ngucë maska’.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.