Haradinaj flet për 'mbetjet e Millosheviqit'

Kryeminsitri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur se do të vazhdoi ta mbajë Serbinë jashtë shtetit të Kosovës.

Sipas tij Kosova është fuqizuar me ushtri e me anë të tarifave që kanë mbrojtur tregun kosovar.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka shkruar Haradinaj, në një postimi në Facebook, pa treguar se për kë e ka fjalën kur po i referohet si “mbetje të Millosheviqit”.

.

.