Haradinaj flet për dialogun, ekonominë dhe Qeverinë e re

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot ka mbajt një takim me gazetarë në sallën ku i mbante mbledhjet e Qeverisë.

Ai ka thënë se gjithnjë ishte për dialog por ka ripërsëritur qëndrimin sa i përket ndryshimit të kufijve aktual të Kosovës.

“Jam për dialog, kam qenë gjithnjë. Jam për një marrëveshje, por nuk jam për lëvizje të kufijve. Kosova nuk prek kufijtë. Nuk e prek 17 shkurtin”, ka thënë Haradinaj.

Ai foli edhe për punët që ka kryer gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“Çka më ka mbet peng është një punë më e madhe në sektorin privat. Ne kemi punu në sektorin publik, kemi bërë ligjin për paga. Mirëpo sektori privat vuan, pra nuk është një marrëdhënie e mirë. Ka nevoje për një avancim ma të madh”, tha ai.

Ai ka pasur edhe një lutje për Qeverinë e re.

“Me shqetësojnë politikat ekonomike të z.Kurti. Duke qenë i majtë, do të ketë ndikim negativ në rritje ekonomike. Nga unë do të kenë lëvdatë nëse i arrijnë 12 ministri. I lus që të fokusohen te gjendja në shëndetësi dhe arsim. Qeveria e ardhshme e ka një lluks. Borxhi publik është i vogël. Merr një gjendje stabile në energji, rend e ligj si dhe në sektorin publik”, tha Haradinaj.

 

Shkëlqimi dhe rënia e Shpend Maxhunit

 

.