Haradinaj e vazhdon traditën, ëmbëlsira për policët që kujdesen për sigurinë e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tani më e ka bërë zakon që fillimisht të bëjë bajram me policët.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Haradinaj iu ka shërbyer ëmbëlsira disa policëve në detyrë.

“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj.