Haradinaj e përgëzon PDK-në që po përkrahë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj e ka përgëzuar PDK-në për përkrahjen për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Ky projektligj për herë të parë drejtpërsedrejti do t’iu mbushë shportën përgëzoj të gjithë ata deputetë që morën guximin. Publikisht e përgëzoj PDK-në që e gjeti vullnetin për me tejkalu këtë ligj”, theskoi deputeti.

Kuvendi sot pritet të miratojë projektligjin në fjalë.