Ramush Haradinaj e propozon ligjin e Teksasit në Kosovë

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të premtojë se do të heqë dorë nga gjuajtja me armë.

Në DebatPernime, Jeta Xharra e pyeti Haradinajn nëse do të heqë dorë nga armët. Politikani i njohur me qëndrimin e tij për traditë të armëve nuk e dha këtë premtim.

Ai madje tha se ligjet duhet të jenë si në Teksas dhe njerëzit të kenë të drejta të armëve.

“Shikoni, disa tradita të shqiptarit në shtëpi të vet, ka disa rregulla, unë jam ligjet me i bo si Teksas, edhe jam që e drejta armës me u respektu mendoj se ne si shqiptarë nuk na bën keq tradita e armës.

Jeta Xharra iu kundërpërgjigj Haradinajt duke i thënë se traditë e shqiptarëve nuk është me e rreziku jetën e dikujt tjetër.

“Në Teksas nuk e rezikojnë kërkon, por i kanë me ligj i bajnë në bazë të ligjit”, tha Haradinaj.