Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj: Do ta ndihmojmë financiarisht Shqipërinë për dëmet nga tërmeti

Kryeministri në dorëheqje dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë së Kosova bashkëndjen me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.

“Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta”, ka shkruar Haradinaj, për dallim nga Thaçi i cili deklaroi se ka biseduar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook” së ka udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

“Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, të shtunën.

Kallxo.com ka raportuar sot se Shqipëria është tronditur nga tërmetet e fuqishme. Sipas mediumit shqiptar, Oranews, Tirana dhe Durrësi kanë pësuar dëme materiale.

Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 50 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti mes tyre edhe një 9 vjeçar.

Epiqendra dyshohet se është në Durrës dhe me magnitudë 5.8 shkallë.

Lidhur më këtë shqetësim shprehi edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Tërmeti në Shqipëri, ndër 50 të lënduarit edhe një fëmijë