Haradinaj: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen reciproke

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook shkruan se ka përsëritur qëndrimin e tij për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të Obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak.

Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të Obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt.

Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë.