Haradinaj dhe këshilltari i tij nuk pajtohen për numrin e ministrive - VIDEO

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj dhe kandidati nga i njëjti koalicion për deputet, Besnik Tahiri dhe njëherit këshilltar i tij, nuk janë pajtuar në mes vete për numrin që duhet të ketë Qeveria e ardhshme.

“Nuk jam i sigurt që ky vlersimi për 15 ministri, është përgjigja adekuate”, ka thënë Haradinaj.

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, i cili ka punuar për hartimin e projekt ligjit për Qeveri, ka thënë se ka propozuar që ekzekutivi t’i ketë 15 ministri.

“Unë mendoj që në ligj duhet me qenë maksimumi 15 ministri dhe këtë si kryetar i komisionit qeveritar ia kam propozuar kryeministrit. Tavani me qenë 15”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka mendime të ndryshme, prandaj ka thënë se nuk pajtohet kryetari i AAK-së me propozimin e tij.

“Unë personalisht jam për nënshkrimin e marrëveshjes së D+, unë ia kam propozuar dy opsione. Opsionin me 12 ministri dhe me 15 ministri. Në Aleancë e ka gjithkush mendimin e vetë”, ka thënë Besnik Tahiri.

Në anën tjetër, Haradinaj ka dhënë një arsyetim sepse nuk pajtohet që Qeveria t’i ketë 15 ministri.

“Ligji ka ardhur me propozimin me 15 ministri. Arsyeja pse 15-shi mundet me qenë i papërballueshëm”, ka qenë përgjigja e Haradinajt.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.