Haradinaj bënë homazhe te varri i Rugovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Haradinaj tha se janë këtu për të vlerësuar punën dhe veprën e presidentit Rugova.

“Në përvjetorin e 13 të pavarësisë së vendit nderojmë tek varri i presidentit tonë të parë dhe historik, në shenjë vlerësimi për veprën e presidentit Rugova për liri dhe pavarësi, ashtu siç ishim në Reçak e Gllogjan e në vende të tjera”, tha Haradinaj.  RTK