Haradinaj bënë homazhe në fshatin Lybeniq

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në fshatin Lybeniq të Pejës.

Haradinaj tha se ky është një përvjetor i njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë dhe këtë pjesë të Kosovës, ku ka ende ka të pagjetur.

“Nderimi për ta është edhe thirrje për drejtësi”, tha Haradinaj.

Për homazhe në këto varreza ka ardhur edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu. Ajo tha se masakra e Lybeniqit është një nga masakrat me përmasat më të mëdha që janë bërë në Kosovë.

“Këto ditë nuk guxojnë të harrohen”, tha ajo.