Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Prekaz të Skenderajt, për të shënuar 25 vjetorin e rënies së familjes Jashari.

Haradinaj ka thënë se historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari, në krye me Komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin.Epopeja e UÇK-së, si ngjarja më kulmore e historisë sonë kombëtare është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë” – ka shkruar Haradinaj.

Me 5 mars bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Sot fillon Epopeja e UÇK-së, 25 vjet nga rënia e Jasharajve