Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj bën homazhe në Gllogjan dhe Maznik, 23 vjet nga e rënia e vëllait të tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 23-vjetorin e rënies së vëllait të tij, Shkelzen Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e deshmorëve në Gllogjan dhe Maznik.

Haradinaj ka thënë se heroizmi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është trashëgimi e jona historike.

“Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka thënë Haradinaj.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve”, ka shkruar ai.

Sot shënohet 23-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkelzen Haradinaj (komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit) dhe tre eprorëve të lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt, të rënë në betejën e Maznikut.

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook