Haradinaj: Bekë Berisha do jetë kandidat për të parin e Istogut

Bekë Berisha do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për të parin e Istogut, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Këtë e ka bërë publike kryetari i Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Haradinaj ka shkruar se kandidaturat e zyrtarizuara të AAK-së për disa komuna në Kosovë, kanë ngjallur interesim të madh te qytetarët.

“Për të nderuar disa prej tyre, sot qëndrova në Istog, ku takova njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që vendlindjen e tyre ta bëjnë me qeverisje meritore. Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha, do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.