Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: BE të dorëzojë portofolin për marrëveshjen finale te presidenti Biden

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se ka ardhur momenti që BE të dorëzojë dialogun për marrëveshjen finale te presidenti Biden.

Haradinaj i ka shprehur mirënjohje BE-së për lehtësimin e dialogut deri tani.

“Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi” – ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së tutje ka shtuar se dialogu nuk guxon të zbehet e të flitet për tema të njëjta.

“Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema. Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi” – shtoi më tej Haradinaj.

Ai më tej potencoi se zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën.

Qeveria e Kosovës tregon temat e diskutuara sot në takimin e Brukselit