Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë - paralajmërim serioz për miqtë ndërkombëtarë

Daut Haradinaj në “Kallxo Pernime” ka folur për idenë e fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një bashkim me Shqipërinë më 2025.

Sipas tij, ky është një paralajmërim serioz për miqtë e Kosovës.

“Ky është një paralajmërim shumë serioz për partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, për me na nxjerrë prej getos”, tha fillimisht Daut Haradinaj.

“Ndoshta dikujt i duket hajgare bashkimi me Shqipërinë, por kështu kanë menduar edhe për lirinë e Kosovës, por e kemi fituar. Nuk e di Ligjin për referendum. Ligji për referendum votohet nga qytetarët, nuk duhet 2/3. Kosova nëpërmes referendumit kërkon me u bashkëngjit”, tha Haradinaj.

“Kushtetuta nuk e pamundëson bashkimin me Shqipërinë. Nëse dëshirojnë qytetarët, nuk ndalet”, tha tutje Haradinaj.