Haradinaj: Arbën Xhaferi gjithë jetën ia dedikoi kauzës sonë

Në shtatë vjetorin e vdekjes së intelektualit Arbën Xhaferi, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj e ka kujtuar atë si personalitet që ka shënuar kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare.

Haradinaj në një postim në facebook ka shkruar se Xhaferi ishte  personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë dhe të drejtave të ligjshme të popullit tonë.

“Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çka do tjetër në jetën e njeriut. Lider i pa kompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar Haradinaj.

Arbën Xhafeirn në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij e ka kujtuar sot edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.