Foto: KALLXO.com

Haradinaj: Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Ende pa përfunduar konferenca e kryeministrit, Albin Kurti, që dha lajmin se nga data 15 mars do të largojë tarifën 100 përqind për lëndën e parë të Serbisë, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj e ka quajtur atë mashtrues.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai është përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

“Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas konsultës me institucione të ndryshme, ka ardhë në përfundim që nga 15 marsit të hiqet tarifa 100 për qind ndaj lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti në një konferencë për media ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për ç’njohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinja në nëntor të vitit 2018 ka vendosur një tarifë 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Faktori ndërkombëtar e ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë së kaluar.

Ky vendim ka shkaktuar edhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Albin Kurti: Nga data 15 mars hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia

www.kallxo.com