Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Haradinaj: Abuzimi me miq nuk është partneritet

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dekalruar se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj sipas tij sot “nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!”.

Haradinaj përmes Facebook-ut është shprehur se për të është e e pakuptueshme se si disa politikanë “për interesa personale, ende ndihen komod veç brenda logjikës së protektoratit”.

“Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!”, thuhet në shkrimin e tij.

Sipas kryeministrit në largim, abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare.

Pas dorëheqjes së Haradinajt nga pozita e kreministrit, është ashpërsuar diskursi mes partnerëve të koalicionit që bashkëqeverisnin vendin, përderisa pritet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.