Haradinaj: AAK nuk ka diskutuar as me LVV-në as me LDK-në për koalicion

Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është kontaktuar nga LVV dhe LDK për një koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë.

“S’na kanë kontaktu as nga LDK e as nga LVV. S’kemi edhe shumë informacione”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, LVV është përgjegjëse “me i dhanë Kosovës Qeveri dhe me tregu çka po bëhet”.

“AAK nuk është pjesë e asnjë diskutimi as me VV e as me LDK e çfarëdo natyre”, ka shtuar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Megjithëse, zgjedhjet janë mbajtur me 6 tetor,  LVV dhe LDK që kanë deklaruar se e dëshirojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën, kohëve të fundit këto parti nuk po dakordohen për ndarjen e përgjegjësive ministrore dhe për postin e presidentit që ta formojnë Qeverinë.

Kurse, sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të cilën ka treguar se është duke pritur nga ai emrin  e mandatarit për formimin e qeverisë.

Thaçi i shkruan sërish Kurtit, e pyet nëse e don mandatin

www.kallxo.com