Pishina e Gërmisë | Foto: KALLXO.com

Hapja e Pishinës së Gërmisë u shtye për nesër si shkak i rekomandimeve që u dhanë sot në mbledhjen e qeverisë

Hapja e Pishinës së Gërmisë u paralajmërua për sot, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Sipas Liridon Llapashticës nga ndërmarrja komunale ‘Sportmarketing’ që e menaxhon këtë Pishinë, hapja do bëhet prej nesër në bazë të rekomandimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Liridon Llapashtica tha se ministri Zemaj ka kërkuar për mirëkuptim nga menaxhuesit e pishinave, por disa nuk e kanë përfillur këtë.

“Ne kemi shumë ditë që jemi të gatshëm për hapjen e pishinës përfshirë ekipet e shpëtimit, gastronomisë, mirëmbajtësit e pishinës, ekipin e ambulantës por arsyeja përse sot nuk është hapur është ngaqë kemi pritur rekomandimet që u dhanë sot për aktivitete të këtij lloji edhe pse jo të gjithë e kanë përfillur pasi ka disa ditë që në shumë vende janë hapur pishinat”, është shprehur Llapashtica.

Tutje Llapashtiva tha se në pishinë do jetë numër më i kufizuar i vizitorëve.

“Në pishinë për këtë vit do lejohet numër më i kufizuar i vizitorëve, çadrat do jenë në distancë dy metra, noti do jetë i sigurtë në ujë të klorifikuar duke u bazuar në respektimin e distancës fizike dhe rekomandimeve të dala nga IKSHP-ja”, shtoi tutje Llapashtica.

Ndalohet grumbullimi për më shumë se 50 persona, në hapësira të hapura dhe të mbyllura