Panele solare në shtëpi, Foto: Pixabay

Hapet thirrja publike për sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme përkatësisht sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Konsumatorët do të subvencionohen për 40 për qind të vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1 mijë euro.

Ministria ka bërë të ditur se aplikimi për subvencionim do të bëhet në dy faza përmes platformës e-Kosova.

Afati i aplikimit për fazën e parë është i hapur deri më 31.08 2024, ndërsa për fazën e dytë është deri më 31.10.2024.

Linku për aplikim mund ta gjeni KËTU.