Thirrja për rezidencat artistike ‘Reconnection 2.0’. Foto: Facebook/Qendra Multimedia

Hapet thirrja për rezidencat artistike ‘Reconnection 2.0’

Qendra Multimedia në Prishtinë dhe Heartefact Fund nga Beogradi, kanë hapur thirrjen për rezidencat artistike të cilat do të implementohen në kuadër të platformës së përbashkët, ‘Reconnection 2.0’, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qendra Multimedia, përmes një njoftimin në Facebook, ka bërë të ditur se rezidencat artistike ‘Reconnection 2.0’  kanë për qëllim të shërbejnë si hapësira për artistë nga fusha të ndryshme (letërsi, aktrim, muzikë, arte pamore, kostumografi, koreografi, etj.), që përgjatë një muaji të reflektojnë dhe prodhojnë punë nga fushat e tyre përkatëse.

“Nga kjo fazë e thirrjes do të kenë mundësi të përfitojnë deri në katër artistë/e: dy artistë/e nga Kosova, do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Serbi, ndërsa dy artistë/e nga Serbia do të përfitojnë nga një rezidencë një mujore në Kosovë. Gjatë qëndrimit një mujor në Kosovë, përkatësisht në Serbi, secili/a nga artistët/et pritet të krijojnë punë të reja si dhe të bashkëpunojnë afërsisht me stafin e Qendrës Multimedia dhe Heartefact Fund, në programet e tyre ekzistuese”, thuhet në njoftim e Qendrës Multimedia në Facebook.

Të drejtë aplikimi në këto rezidenca kanë artistët e moshës mbi 20 vjeç, nga Kosova dhe Serbia, nga të gjitha fushat artistike.

Artistët e interesuar kanë kohë që deri më 30 prill 2021, të dërgojnë CV-të e tyre në adresën elektronike: [email protected].

Thirrja për rezidencat artistike ‘Reconnection 2.0’. Foto: Facebook/Qendra Multimedia