Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Hapet thirrja për blerjen e veprave të artit të artistëve vendor
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për blerjen e veprave të artit nga artistët vendor për vitin 2022.
Përmes kësaj thirrje MKRS për blerje të veprave të artit vizual dhe audiovizual për pasurimin e Fondit Shtetëror të Artit, MKRS synon: Të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendor, inicimin e tregut e shitblerjes së artit në Kosovë dhe promovimin veprave të artistëve tanë.
Vlera totale e planifikuar e thirrje publikes është 300,000.00 euro. Ndërkaq, sipas thirrjes shuma minimale e mbështetjes për përfituesit është 1,500.00 euro.
Vitin e kaluar MKRS ishte detyruar të anulonte gjithë procedura e thirrjes publike për blerjen e veprave te artit te artisteve vendor nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, pas reagimeve të komunitetit artistik se përzgjedhja e veprave për blerje ishe bërë në mënyrë jo ligjore.