Hapja e simpoziumit të katërt për aftësimin e mjekëve të Kosovës FOTO:KALLXO.com 03.12.2021

Hapet simpoziumi i katërt për aftësimin e mjekëve në Kosovë

“Procedurat minimale invazive terapeutike radiologjike me aplikimet e tyre në onkologji dhe shërbimet rutinore të përditshme mjekësore”, është tema për të cilën do të flitet gjatë simpoziumit për aftësimin e mjekëve në Kosovë.

Organizimi i katërt i simpoziumit satelitor ka për qëllim aftësimin e mjekëve në fushat e ndryshme specialistike, ngritjen e nivelit të njohurive profesionale mjekësore, inicimin e qasjes multidisciplinare në mes të specializimeve mjekësore, shkëmbimin e përvojave me institucionet dhe ekspertët e huaj me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale mjekësore në Kosovë.

Një simpozium i tillë është organizuar për herë të katërt në Kosovë. Në vitin 2008 ishte simpoziumi i parë i mbajtur për aftësimin e mjekëve në fusha të ndryshme specialistike në vendin tonë.

Sot dhe dy ditë të tjera radhazi, mjekët nga e gjithë vendi do të mund të marrin pjesë në këtë simpozium.

Organizimi i simpoziumit satelitor të katërt është mundësuar nga KOMC në bashkëpunim me American Austrian Foundation AAF, Fakultetin e Mjekësisë, Kolegjin AAB dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

 

Hapja e simpoziumit të katërt për aftësimin e mjekëve të Kosovës FOTO:KALLXO.com 03.12.2021

 

Hapja e simpoziumit të katërt për aftësimin e mjekëve të Kosovës FOTO:KALLXO.com 03.12.2021