Prishtina

Hapet sezoni turistik vjeshtë-dimër

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot nga ora 12:00 në Brod, Dragash do të organizojë sot “Ditën Botërore të Turizmit” dhe njëkohësisht do të bëhet edhe hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë./21Media