Foto ilustruese: Pixabay

Hapet procesi i ankesave për mos përfituesit e asistencës prej 130 euro

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se është hapur procesi ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore prej 130 eurosh.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie  të gjitha familjet që ende nuk kanë marrë këtë asistencë mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale të Komunave përkatëse deri më 31 gusht  për të shfrytëzuar mundësinë e ankesës.

​“Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

MPMS gjjithashtu ka theksuar se mos prezentimi i dokumenteve apo fakteve reale gjatë parashtrimit të ankesave do të pamundësojë shqyrtimin e saj.

“Ju njoftojmë, se çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Masën Nr.15, në kuadër të MPMS-së. Për informacione apo sqarime shtesë lidhur me procesin ankimor mund të kontaktoni gjithashtu në këta numra të telefonit; 038-212 311 dhe 038-212 504”, vazhdon tutje njoftimi.