
Hapet për herë të dytë konkursi për Guvernator të BQK-së
Banka Qendrore e Kosovës ka hapur për herë të dytë konkursin për pozitën e Guvernatorit.
Ky konkursi do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.
Në këtë link mund ta gjeni konkursin e shpallur ndërsa dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në adresë, [email protected].
Që nga muaji mars drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës e ka marrë Bashkim Nurboja, kryetar i bordit të BQK-së. Kjo pasi që mandati i tashmë ish-guvernatorit, Fehmi Mehmeti ka përfunduar.
Konkursi i parë për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ishte hapur në nëntor të vitit të kaluar.
Shkëndije Himaj, Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli dhe Nexhat Kryeziu ishin kandidatët në listën e ngushtë për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Më 7 prill 2023, Komisioni për Buxhet i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës rikthimin në pikën zero të këtij procesi kjo pasi sipas tyre konkursi nuk i ka përmbushur kushtet sipas ligjit, respektivisht nenet 38 dhe 40 të Ligjit të Bankës Qendrore dhe ai të kthehet në pikën zero.
Ambasada Britanike nuk do ta monitorojë procesin e rekrutimit.
Ambasada e Britanisë së Madhe nuk do ta monitorojë më konkursin për guvernator të BQK-së
Nuk u fut në listë të ngushtë për guvernator të BQK-së, flet guvernatori aktual Fehmi Mehmeti
Lista e ngushtë për Guvernator të BQK-së, diskutime mes opozitës dhe komisionit vlerësues