Hapet panairi i punës dhe karrierës

 

Sot do të hapet edicioni i pestë i Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com.

Ngjarja mbahet ditën e enjte, 25 nëntor 2020 nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Fjalën hyrëse do ta kenë: Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Jörn Rohde dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Naser Sahiti.

Panairi organizohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, GIZ Kosova në emër të Qeverisë Gjermane, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.