Hapët mundësia për subvencionimin e kredive

Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati njoftoi se është hapur mundësia për subvencionimin e kredive personale apo konsumuese. Këtë, sipas tij, mund ta bëni duke hyrë në portalin shtetëror “eKosova”.

Ky është njoftimi i plotë:

Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova.

Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.

Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi.