Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Hapet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të bordit të RTK-së
Menjëherë pas dorëheqjes së Bekim Sele nga pozita e anëtarit të bordit të Radiotelevizionit Publik të Kosovës, kjo e fundit ka nisur procedurat për ta zëvendësuar atë.
RTK ka hapur thirrjen për aplikim për një anëtar nga komuniteti shqiptar në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.
Të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë, këtë mund të bëjnë nga sot, datë 30 mars 2022 deri më 13 prill 2022.
Sipas thirrjes, kandidatët e interesuar duhet bashkangjitur disa dokumente.
“Një kopje të CV-së; një Letër Motivuese; një kopje të letërnjoftimit; një kopje të çertifikatës së lindjes; dëshmitë e kualifikimit; dëshmi që nuk është nën hetime; tre letra të references”, thuhet në shpalljen për anëtarë të bordit.
KËTU mund të gjeni thirrjen e plotë.
Sot, Bekim Sele, katër muaj pas zgjedhjes si anëtar i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës ka dhënë dorëheqje.
Sele në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se janë angazhimet profesionale arsyeja e dorëheqjes.