Hapet konkursi për zgjedhjen e 8 anëtarëve të bordit të RTK-së

Është hapur thirrja për aplikim për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Kështu, të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë, këtë mund të bëjnë nga sot, datë 19 korrik 2021 deri më 02 gusht 2021.

Bordi i RTK-së u shkarkua më 8 korrik të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës. Shkarkimi i këtij bordi ngjalli shumë reagime. Opozita kundërshtoi fortë ndërsa deputetet e pozitës dhanë arsyet e shkakrimit.

Për të aplikuar për bord të RTK-së, të interesuarit duhet të dorëzojnë disa dokumente.

“Një kopje të CV-së; një Letër Motivuese; një kopje të letërnjoftimit; një kopje të çertifikatës së lindjes; dëshmitë e kualifikimit; dëshmi që nuk është nën hetime; tre letra të references”, thuhet në shpalljen për anëtarë të bordit.

Formularin për aplikim mund të gjeni KËTU.