Hapet konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj në FSK

Ministria e Mbrotjes ka hapur konkurs për pranimin e rekrutëve-ushtarëvë të rinj aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky konkurs sipas njoftimit do të jetë i hapur prej datës 10 gusht deri më 21 gusht, nga ora 9 e mëngjesit deri në 15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.