Universiteti Hasan Prishtina

Foto: Denis Sllovinja

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se prej sot është hapur konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor për vitin akademik 2022/23.

Sipas njoftimit, gjithsej 5,497 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete.

Afati për aplikim është deri më datë 19 korrik.

Për më shumë detaje të konkursit klikoni Këtu.