Trepça

Hapet konkursi për kryeshef të “Trepçës”

Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes Publike “Trepça” ka shpall konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

Kjo ndërmarrje e madhe në Kosovë prej kohësh ka mbetur pa një kryeshef ekzekutiv me mandat të plotë, ndërsa “Trepça” aktualisht drejtohet nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.

Konkursi i shpallur dje do të jetë i hapur 30 ditë ndërsa mandati i kryeshefit do të jetë tri vite.

“Kandidatët për këtë vend pune duhet të jenë persona me integritet, të cilët plotësojnë kushtet e

kualifikimit, kriteret e pavarësisë, duhet të kenë përvojë të nevojshme profesionale dhe

shkollimin e kërkuar dhe kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-087 për

Ndërmarrjet Publike, Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, Statutin e Trepça Sh.A”, thuhet në konkursin e publikuar në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes.

Të gjitha kushtet për aplikim dhe detajet tjera, mund t’i gjeni KËTU.