Hapet konkursi për drejtor të ShSKUK-së

Pas pesë muajve me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës së shpejti mund të bëhet me drejtor.

Kjo pasi që bordi drejtues i ShSKUK-së ka shpallur konkursin për këtë pozitë.

Konkursi është publikuar nga faqja zyrtare e ShSKUK-së në rrjetin social “Facebook”.

Detajet mund t’i gjeni në këtë link.

Ish- drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu, ishte shkarkuar më 6 korrik me vendim të bordit të këtij institucioni.

Siç ka konfirmuar bordi i këtij institucioni, shkarkimi i tij erdhi si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave të punës.

Që nga ajo kohë, postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit e ka mbajtur infektologu Valbon Krasniqi.