Arkiv

Hapet konkursi për drejtor të Filharmonisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Filharmonisë së Kosovës.

Aktualisht ky institucion drejtohet nga Baki Jashari.

Sipas konkursit të MKRS, të interesuarit duhet të aplikojnë deri më 6 shkurt 2021, për postin e të parit të Filharmonisë së Kosovës.

Drejtori i këtij institucioni zgjedhet me mandat me kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

Kandidatët që ia mësyjnë konkursit, sipas kritereve të kërkuara duhet të kenë diplomë universiteti në fushën e muzikës, ose të lëmive të përafërta, si dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune profesionale dhe së pak 4 vjet përvojë pune në poste menaxheriale.

Filharmonia e Kosovës është institucioni më i lartë i muzikës klasike në Republikën e Kosovës.

Brenda tij funksionojnë dy njësi, orkestra simfonike dhe kori i Filharmonisë të cilat së bashku numërojnë rreth 120 anëtarë.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 2000.