Çerdhja "Cicërimat" - Foto: Facebook/ Shpend Ahmeti

Hapet konkurs për pranimin e fëmijëve në çerdhen në lagjen Kalabria

Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhen “Cicërimat” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Tanimë është hap konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Kalabri”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Twitter

Kriteri bazë për të regjistruar fëmijën në këtë çerdhe është të jesh banor i kësaj lagjeje.

Në raportin e publikuar në web faqen e Komunës thuhet se çmimi për muaj është 100 euro, ndërsa prindërit me të ardhura mujore 500 euro do të paguajnë gjysmën e çmimit, kurse ato që kanë të ardhura në mbi 1.000 euro nuk do të subvencionohen nga Komuna.

Pranimi i dokumenteve bëhet prej datës 9 janar deri më 23 janar 2020. Dokumentet pranohen çdo ditë pune nga ora 9:00 -15:00.

20 vjet pas lufte Fushë Kosova nuk funksionalizoi asnjë çerdhe publike

Hani i Elezit: Një çerdhe nën dry!