Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Hapet konkurs për 25 psikologë për shkollat e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e psikologëve për shkollat e kryeqytetit.

Drejtoria e Arsimit në këtë komunë është në kërkim të 25 psikologëve.

Sipas njoftimit, thirrja vlen për institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe ato të mesme.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit. Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 24 tetor.

Angazhimi në këto pozita është me afat të apcaktuar dhe me orar të plotë.

Në këtë LINK mund ta gjeni konkursin e plotë.