Hapet konkurs për 22 prokurorë të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur sot konkursin për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit.

Po ashtu, në mbledhje e sotme, KPK ka formuar edhe komisioni për rekrutim dhe komisioni për rishqyrtim, duke caktuar anëtarët përkatës të tyre.

“Gjithashtu u miratuan Udhëzuesi për zbatimin e Rregullores për transferimin dhe avancimin e Prokurorëve të Shtetit dhe kërkesa buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024 dhe 2025” thuhet tutje në njoftimin e KPK-së.

Në takimin e sotëm të KPK-së u prezantua njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për përzgjedhjen e kandidatëve për Programin e Bursave në Universitetin amerikan, “Ëake Forest”, me ç’rast një prokuror dhe një bashkëpunëtor profesional do të ndjekin programin njëvjeçar në këtë universitet.

Këshilli njofton se po gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së miratuan plotësim-ndryshimin e Vendimit të KPK-së për ekspertët gjyqësorë që angazhohen nga ana e Prokurorit të Shtetit, që do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e KGJK-së për kompensimin e ekspertëve gjyqësorë.

“Në përfundim, Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore” është thënë në fund të njoftimit.