Pamje nga hapja e ekspozitës “Les Elles des Jeux”. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozita që tregon për vajzat e lojërave olimpike

Ekspozitën “Les Elles des Jeux” – “Vajzat e lojërave olimpike”, është hapur sot, më 30.07.2024 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo ekspozitë është organizuar në kuadër të Festivalit Olimpik, “Paris 2024” që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovks. Ekspozita “Les Elles des Jeux” është organizuar nga Ambasada e Francës, Instituti Francez i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Përmes kësaj ekspozite pasqyrohet rrugëtimi i pjesëmarrës dhe roli i grave/vjzave në lojërat olimpike, që nga themelimi i tyre.

Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guérot lavdëroi organizimin e festivalit të lojërave dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në këtë festival.

Sipas tij, ekspozita “Les Elles des Jeux” shpalosë pjesëmarrjen e grave në Lojërat Olimpike ndër vite.

“Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ është hera e parë që numri i pjesëmarrjes së femrave është po aq sa i numri i pjesëmarrësve meshkuj, ka qenë një proces i gjatë që të arrihet kjo, por, që na bën shumë krenarë, dhe këtë po e tregon edhe kjo ekspozitë”. Po ashtu dua të them se kam shumë admirim për Kosovën, një vend i vogël por që i delegoi nëntë atletë (në Lojërat Olimpike), njëra prej të cilëve, Distria Krasniqi, mori një medalje të argjendtë, dhe është delegacioni i parë që ka më shumë femra se meshkuj, që është shumë impresionuese”- ka thënë ambasadori Guérot.

Rejhan Halili, udhëheqësja e Departamentit për Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, tha për KALLXO.com se ekspozita “Les Elles des Jeux” organizohet me iniciativë të Ambasadës Francës, për shkak se Lojërat Olimpike organizohen në Francë dhe e njëjta organizohet edhe në vendet tjera nga ambasadat franceze.

“Në këtë ekspozitë janë prezantuar e sportistët elitare të Francës dhe ndërkombëtare ku janë inkorporuar edhe sportistet tanë, si: Majlinda, Nora, Distria, por edhe gjithë ekipi i artë i Kosovës në lojërat olimpike”- tha ajo.

Ajo tha se në festivalin olimpik, “Parisi 2024” po marrin pjesë një numër i madhe i fëmijëve dhe të rinjve të cilët edhe performojnë në sportet olimpike dhe jo olimpike.

Sipas Halilit, ky festival si qëllim të vetin ka nxitjen e fëmijëve për t`u marrë me sport.

Festivali Olimpik “Paris 2024” ka nisur më  26 korrik dhe mbyllet më 11 gusht kur edhe është ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.


Pamje nga hapja e ekspozitës “Les Elles des Jeux”. Foto: KALLXO.com.

 


Pamje nga hapja e ekspozitës “Les Elles des Jeux”. Foto: KALLXO.com.

 


Pamje nga hapja e ekspozitës “Les Elles des Jeux”. Foto: KALLXO.com.