Ekspozita ‘Given’. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com

Hapet ekspozita që trajton gjendjen e ambientit

Organizuar nga ‘Fondacioni 17’ është hapur sot në Prishtinë ekspozita, “Given”.

Kjo ekspozitë është hapur në ish hapësirën e kinemasë verore të Kino Rinisë. Ekspozita është hapur në kuadër të Edicionit të II-të rezidencës së artit, INFRARED.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e tetë artistëve, si: instalacion, fotografi, video dhe performancë artistike që prekin tema që lidhen me çështjet emergjente të ambientit.

Sihan Klisurica, menaxher për Komunikim në ‘Fondacionin 17’ ka thënë për Kallxo.com se këtë vit, edicioni i II-të i INFRARED adreson tema që kanë të bëjnë me ambientin, duke përdorur artin si formë për të prekur dhe trajtuar çështje emergjente të ambientit.

“Është bërë një thirrje e hapur ku artistët kanë mundur të aplikojnë në rezidencë me tema që trajtojnë çështje të ambientit. Janë përzgjedhur veprat e tetë artistë nga Kosova Shqipëria dhe një është nga Malta. Secila prej këtyre veprave trajtojnë një çështje të caktuar që lidhet me ambientin”, ka thënë Klisurica.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 dhjetor 2020, çdo ditë nga ora 11:00 deri në 18:00. Ekspozita është kuruar nga Blerta Hoçia.

Krahas veprave të ekspozuara publiku do të mund të ndjek edhe performancën e artistes Lori Lako.

INFRARED është rezidencë  tematike e artit. Çdo vit trajton një temë ndryshme. Edicioni i parë kësaj rezidence trajtoi çështjen e të drejtave të njeriut, çështje të komunitetit. Ndërsa këtë vit trajton çështjet emergjent të ambientit.

Programi i INFRARED mbi çështjet emergjente të ambientit implementohet nga Shtatëmbëdhjetë dhe mbështetet financiarisht nga Prince Claus Fund dhe Goethe-Institut. Ky projekt po ashtu është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ekspozita ‘Given’. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com
Ekspozita ‘Given’. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com
Ekspozita ‘Given’. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com
Ekspozita ‘Given’. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com