Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com  

Hapet ekspozita me fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova

Fotografi Adnan Ruhani ka hapur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ekspozitën me fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të quajtur “Shtrëngim duarsh”.

Fotografitë prezantojnë takime dhe ngjarje të rëndësishme që ka pasur ish-presidenti Rugova, në periudha të ndryshme kohore.

I pranishëm gjatë hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas kuratorit të ekspozitës, Naser Shatrolli, përmes këtyre fotografive autori Ruhani sjellë momentet historike, jo vetëm për ish-presidentin.

“Duke qenë për shumë vjet fotograf i ish- presidentit Rugova, Ruhani filmon trenin e deshifrimeve strategjike të një drame ende të pashkruar, format i një dokumentariteti që zë fill në Velaninë e Prishtinës”, ka thënë Shatrolli.

Ndërsa, autori i ekspozitës, Adnan Ruhani ka thënë se në të ardhmen do të bëjë edhe disa ekspozita tjera.

Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com

Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com
Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com
Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com

 

Pamje nga ekspozita. Foto: KALLXO.com