Hapet edicioni i 8-të i festivalit ‘FemArt 2020’

Me hapjen e ekspozitës kolektive, “Akti i mbrëmjes”, sot në mbrëmje (e enjte, 15.10.2020) në Galerinë e Fakultetit të Arteve, ka nisur edicionin e 8-të i festivalit “FemArt 2020”.

Ekspozita “Akti i mbrëmjes” është kuruar nga Arta Agani, ndërsa janë prezantuar veprat e artistëve tanë të njohur të arteve pamore.

Ekspozita “Akti i mbrëmjes”. Foto: Isa Vatovci

Festivali “FemArt” organizohet nga Qendra për Art dhe Komunitet, “Artpolis’ në Prishtinë.

Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste, “FemArt”  është festival feminist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizoj gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.

Moto e festivalit “FemArt 2020” është: Solidaritet dhe qëndrueshmëri.

Për shkak të COVID-19, koncepti dhe formati “FemArt” këtë edicion ka ndryshuar dhe do të zhvillohet duke respektuar masat anti Covid-19.

Festivali “FemArt” do të jetë mbahet deri më 20 tetor 2020.